Barcelona ia bën me dije Bayernit se Dembele s’është në shitje

Futboll

Barcelona ia bën me dije Bayernit se Dembele s’është në shitje

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 21:00
Osmaune Dembele

Bayern Munich ka synime serioze për ta transferuar Ousmane Dembelen këtë verë, por Barcelona ka bërë me dije se francezi nuk është në shitje, të paktën jo momentalisht.

Kampioni i Bundesligës është i gatshëm t’i shpenzojë 80 milionë euro për ta kthyer në Bundesligë lojtarin, i cili kishte shkëlqyer në fanellën e Borussia Dortmundit, para se t’i bashkohej Barcelonës.

Megjithatë, sipas mediave në Spanjë, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, ka mbajtur një takim me menaxherin e Dembeles, të cilit ia ka bërë me dije se klubi është duke llogaritur në 22-vjeçarin.

Barcelona do të detyrohet t’i balancojë financat, nëse dëshiron t’i transferojë Antoine Griezmannin dhe Neymarin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat