United dhe Tottenham duel për talentin e kombëtares argjentinase

Futboll

United dhe Tottenham duel për talentin e kombëtares argjentinase

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:04
Giovani Lo Celso

Manchester United dhe Tottenham do të zhvillojnë një duel “kokë më kokë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso (45 ndeshje dhe 16 gola sezonin e fundit në La Liga).

Lojtari nga 1 korriku është në pronëse të Real Betis, ekipi ku luajti sezonin e fundit. Skuadra spanjolle kërkon të paktën 70 milionë stërlina pas 23-vjeçarin, aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës Latine.

Skuadrat angleze deri më tani kanë ofruar 50 milionë stërlina, ende larg pretendimeve të Real Betis. Si United ashtu dhe Spurs janë në kërkim të një mesfushori, duke parë se respektivisht do të largohen Pogba dhe Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat