Si dikur tek Inter, miku i vjetër i Ibrahimovic shkon te LA Galaxy

Futboll

Si dikur tek Inter, miku i vjetër i Ibrahimovic shkon te LA Galaxy

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:42
Zlatan Ibrahimovic

Mesfushori portugez Ricardo Quaresma është pranë transferimit në MLS, në Amerikë. Mediat turke konfirmojnë se 35-vjeçari do të luajë me skuadrën e LA Galaxy, së bashku me Zlatan Ibrahimovic.

Quaresma dhe Ibrahimovic kanë luajtur së bashku edhe 10 vite më parë, asokohe me fanellën e Interit (sezoni 2008-2009). Portugezi është ende nën kontratë me skuadrën e Besiktas, por marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është prishur përfundimisht.

Për këtë arsye, anësori portugez është në kërkim të një ekipi të rid he LA Galaxy i ka bërë një ofertë të mirë. Skuadra amerikane është në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit dhe po kërkon lojtarë me përvojë për të fituar titullin.

Duket se LA Galaxy kërkon t’i sjellë suedezit Zlatan Ibrahimovic një lojtar me përvojë, që ai e njeh dhe që ta ndihmojë në këtë objektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat