Zhduken problemet me Fair Play Financiar, ja shuma që do të shpenzojë PSG për merkaton

Futboll

Zhduken problemet me Fair Play Financiar, ja shuma që do të shpenzojë PSG për merkaton

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:44
Neymar

Sipas informacioneve të L’Equipe, PSG ka një buxhet 150 deri 200 milionë euro dedikuar merkatos së verës. 

Megjithëse sa herë që parisienët interesohen për një lojtar çmimi i tij rritet menjëherë, klubi do të mundohet me çdo kusht të përforcojë mesfushën dhe mbrojtjen. 

Gjithçka varet nga Neymar, i cili kërkon të largohet nga kryeqyteti francez, por akoma nuk është e qartë nëse do t’i jepet mundësia. 

Nëse ai do të shitej për 300 milionë euro, aq sa kërkon PSG, ose 150 milionë plus dy lojtarë të Barcelona-s, kjo do të ndryshonte komplet strategjinë e merkatos.  Të paktën nuk do të kishte probleme me Fair Play Financiar. Leonardo do të ketë 150-200 milionë euro në dispozicion, ndërsa çdo para e fituar nga shitje lojtarësh do t’i shtohej kësaj shume. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat