Aguero gjen fajtorin e eliminimit të Argjentinës

Futboll

Aguero gjen fajtorin e eliminimit të Argjentinës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:02
Sergio Aguero

Sulmuesi i Argjentinës Sergio Aguero ka goditur vendimet e gjyqtarëve gjatë humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës ndaj Brazilit, duke pretenduar se VAR ishte fajtor për golin e dytë të ‘Seleçao’.

Me Brazili që po udhëhiqte 1-0 me golin e Jesus, sulmuesi i Argjentinës u pengua në zonë në minutën e 70’ nga Dani Alves.

Gjyqtari Roddy Zambrano nuk e mori parasysh apelin e lojtarëve të ‘Albiçelestëve’ që kërkuan penallti, dhe në aksionin pasues mikpritësit dyfishuan rezultatin me Firminon.

”Ndjenja nuk është e mirë. Goli i dytë ishte i diskutueshëm”, u tha ai gazetarëve. “Juan Foyth ndaloi pasi mendoi se edhe gjyqtari do vepronte njësoj. VAR ka punuar shumë mirë deri më sot – e pabesueshme!”

“Ne nuk i kushtojmë vëmendje këtyre gjërave në fushë, përveç goditjes që Dani Alves më jep nga prapa”.

“Unë nuk e di pse Zambrano nuk e ka kontrolluar VAR-in. Në atë kohë, ai [Zambrano] nuk mund ta shohë atë, dhe ata na thanë se VAR do të bëhej si një gjyqtar i pestë”, u shpreh tejet i nervozuar ylli i Manchester Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat