Reali nuk lëshon pe për Pogban, vjen me ofertë të re

Futboll

Reali nuk lëshon pe për Pogban, vjen me ofertë të re

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:28
Paul Pogba

Paul Pogba është objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë dhe ‘Los Blancos’ mendojnë të përfshijnë Gareth Bale në një marrëveshje për të nënshkruar me francezin nga Manchester United.

Zinedine Zidane ka bërë të qartë se bashkëatdhetari i tij do të ishte ideal për skuadrën e tij, por ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të gatshëm të negociojnë transferimin e tij.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka udhëtuar dy herë në Mançester për të komunikuar synimin e klientit të tij për t’u larguar nga Anglia, ndërsa drejtuesit e Realit gjithashtu janë përpjekur të arrijnë në bordin e klubit të Premierligës, të cilët kanë refuzuar të hyjnë në bisedime.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 pritet të bashkohet me klubin e kuq të premten tjetër, kur ai do të dorëzojë një kërkesë transferimi.

Manchester United nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i Premierligës do të jetë objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat