Sulmuesi spanjoll që po ‘çmend’ top skuadrat evropiane

Futboll

Sulmuesi spanjoll që po ‘çmend’ top skuadrat evropiane

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:36
Dani Olmo

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, është bërë objektiv i top skuadrave evropiane pas shkëlqimit që pati në Kampionatin Evropian U21, me Spanjën që mposhti 2-1 Gjermaninë në finale.

Olmo nuk mungoi në listën e realizatorëve në finale, pasi në të gjithë kompeticionin shënoi tre gola – duke mos arritur ta rrëmbejë ‘Këpucën e Artë’, por duke marrë të gjithë vëmendjen e top skuadrave evropiane.

Sipas të përditshmes kroate Sportske Novosti, sulmuesi spanjoll është objektiv i disa prej skuadrave të njohura në Evropë.

Në krye të spekulimeve qëndron Manchester United, që thuhet si ka ofruar menjëherë klubit kroat 40 milionë euro për 21-vjeçarin.

Por Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter dhe PSG gjithashtu kanë vëzhguar situatën e 21-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat