Shqiptari i Kosovës: Zgjedh Rita Orën dhe Dua Lipën

Futboll

Shqiptari i Kosovës: Zgjedh Rita Orën dhe Dua Lipën

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:39
Shqiptari i Kosovës: Zgjedh Rita Orën dhe Dua Lipën

Shqiptari i Kosovës Ardian Ismajli është shndërruar në liderin e skuadrës së Hajdukut të Splitit në repartin e mbrojtjes. Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka treguar garanci dhe cilësi në paraqitjet e tij me skuadrën kroate dhe së fundmi është shfaqur me flokë të shkurtër të verdhë.

Paraqitja si biond ka bërë që Ismajli të pyetet për ngjashmërinë me reperin e famshëm Eminem, por jo vetëm. Ai ka folur edhe për Kombëtaren dhe trajnerin e ri. “Reja dhe Febrari janë njerëz të shkëlqyer.

Në Kombëtare kanë sjellë një histori të re, eksperiencë dhe na kanë bërë të ndihemi të relaksuar.

Luajtëm mirë në Islandë, por humbëm. Më pas fituam me Moldavinë 2-0. Bulku është pjesë e stafit që gjithashtu ka luajtur te Hajduk. Eminemi? Më thanë në klub kur më panë modelin e flokëve. Ama jo, është rastësi pasi preferoj këngëtaret Rita Ora dhe Dua Lipa”, ka deklaruar Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat