Shtatë herë kampioni i Evropës me zemër të thyer për Florijana Ismailin

Futboll

Shtatë herë kampioni i Evropës me zemër të thyer për Florijana Ismailin

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 11:35
Shtatë herë kampioni i Evropës me zemër të thyer për Florijana Ismailin

Shtatë herë kampioni i Evropës, klubi italian, AC Milan, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe klubit të Young Boys për vdekjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.

Pas lajmit se është gjetur trupi i saj e gjithë bota e futbollit është në zi dhe komuniteti sportiv kanë dërguar ngushëllimet e tyre në drejtim të familjes Ismaili dhe klubit zviceran.

“Me zemër të thyer kemi dëgjuar për vdekjen e futbollistes së Zvicrës, Florijana Ismaili. 

Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, miqtë dhe Young Boys”, shkruan Milani në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat