Intervista e plotë me Florijana Ismailin (viti 2016)!

Futboll

Intervista e plotë me Florijana Ismailin (viti 2016)!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:32
Intervista e plotë me Florijana Ismailin (viti 2016)!

Intervista me Florijan Ismailin është botuar në gazetën “Bota sot” online me 23 shtator të vitit 2016, ndërsa në versionin e shtypur me 24 shtator.  
Po e ribotojmë intervistën e Florijana Ismailit, që humbi jetën tragjikisht me 29 qershor në liqenin Como të Italisë. Trupi i saj u gjet në fund të liqenit, në thellësi 204 metra dhe tronditi botën sportive.

Image

Shkrimi i botuar me 23 shtator në "Bota sot".

Ismaili: Me Zvicrën synoj të kemi sa më shumë fitore në europian
Florijana Ismaili në veprim “Gjendem në formën shumë të mirë dhe në pesë ndeshjet e fundit kam shënuar 5 gola. Synimi im është të shënoj më shumë gola dhe njëkohësisht jam një lojtare shumë e rëndësishme në ekipin tim”, thotë për gazetën “Bota sot” Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtares së Zvicrës dhe e FC Young Boys-it. 

Kombëtarja e Zvicrës në futboll për konkurrencën e femrave, ishte e pandalshme në grupin e 6-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Zviceranet arritën 8 fitore rresht dhe me një goldallim 34:3 zunë vendin e parë me 24 pikë, gjashtë më shumë se Italia. Pjesë e kësaj kombëtare është edhe shqiptarja nga Presheva, Florijana Ismaili, e cila bëri paraqitje të mira në dy takimet e fundit që u zhvilluan gjatë këtyre ditëve. Me 15 shtator, Zviceranet si mysafire shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Gjeorgjisë dhe pesë ditë më vonë, në Biel e demoluan me 4:0 Irlandën Veriore.  Ismaili luajti titullare deri në minutën e 46-të kundër Gjeorgjisë, si dhe në pjesën dytë përkatësisht nga minuta e 70-të u paraqit kundër Irlandës Veriore.  

Ismaili në të dy ndeshjet tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë dhe është e gëzuar që shënuan të gjitha fitoret.  Sulmuesja Ismaili, që ka 21 vjet, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se synon të tregoi lojëra edhe më të mira. Sipas saj, ky është vetëm fillimi dhe beson se me kombëtaren e Zvicrës dhe skuadrën e saj Young Boys nga Bernë, do të shënojnë suksese gjithnjë e më të mira.

Synimi i saj është që me Young Boys-in ta fitojnë Kupën e Zvicrës.

“Bota sot”: Zvicra ishte e pandalshme në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, çfarë e dallon nga kombëtaret tjera?

Florijana Ismaili: Kohën e fundit Zvicra është paraqitur më shumë suksese shkaku i trajneres Martina Voss-Tecklenburg, që ka ardhur prej Gjermanisë. Gjithashtu në ekipin tonë janë paraqitur shumë talente të reja dhe kanë pru një frymë të re në futbollit e femrave në Zvicër.

“Bota sot”: Tetë ndeshje po aq fitore, a e keni pritur këtë ecuri?

“Bota sot”: Tetë ndeshje po aq fitore, a e keni pritur këtë ecuri?

Florijana Ismaili: Pa diskutim, na e kemi menduar se do të jemi të suksesshëm në kualifikimin evropian, shkaku se ne kemi marr pjesë në Kampionatin Botëror dhe aty kemi marr shumë njohuri të futbollit.
 “Bota sot”: Kundër Gjeorgjisë fituat me rezultat 3:0, pastaj si vendas në Biel e mposhtët Irlandën Veriore dhe u inkuadrove në pjesën e dytë, a mendoni se  gradualisht po siguroni sa më shumë minuta lojë?
Florijana Ismaili:
Ky është vetëm një fillim, shpresoj se ne të ardhmen do të luajë më shumë.

 “Bota sot”: Çfarë synoni me kombëtaren e Zvicrës?
Florijana Ismaili:
Synimi im është që sa më shumë të inkuadrohem në lojë. Dhe gjithashtu të kemi sa më shumë fitore në europian.

“Bota sot”: Jeni pjesë e skuadrës së Young Boysit, a mendoni se skuadra e juaj ka forcë të luftojë për pjesën e lartë të renditjes?
Florijana Ismaili:
Na momentalisht jemi shumë mirë dhe synojmë të jemi në krye të tabelës.
“Bota sot”: Cilat janë synimet me Young Boysin?
Florijana Ismaili:
Me fituar Kupën e Zvicrës dhe me qenë në krye të tabelës.
“Bota sot”: A jeni në formën me të mirë?
Florijana Ismaili:
Po, gjendem në formën shumë të mirë dhe në 5 lojët e fundit kam shënuar 5 gola dhe synimi im është të shënoj më shumë gola dhe njëkohësisht të jem një lojtare shumë e rëndësishme në ekipin tim.
Bota sot”: Çfarë iu premton shikuesve?
Florijana Ismaili:
Unë ju premtoj se shikuesit do të jenë edhe më të kënaqur me mua.

“Bota sot”: Cilat skuadra mund të luftojnë për titull në kampionatin zviceran?  
Florijana Ismaili:
Young Boys, FC Neunkirch, FC Zürich dhe FC Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat