Kështu tha Florijana Ismaili para ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016 (viti 2016)

Futboll

Kështu tha Florijana Ismaili para ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016 (viti 2016)

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:04
Florijana Ismaili

E ribotojmë një deklaratë shumë interesante të 10 qershorit të vitit 2016 për gazetën kombëtare “Bota sot” të të ndjerës Florijana Ismailit. Ajo kishte folur para ndeshjes Shqipëri-Zvicër. 
  
Kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët sfidën e sotme të Euro 2016, në mes Shqipërisë dhe Zvicrës, e presin me emocione të mëdha. Futbollistja e Young Boys-it,

Florijana Ismajli, ndryshe anëtare e kombëtares së Zvicrës, tha se është e gëzueshme për këtë ndeshje të madhe. Mesfushorja-sulmuese për gazetën kombëtare “Bota sot” thotë se le të fitojnë ata që luajnë më mirë.

“Unë jam e gëzuar për këtë lojë që luhet nesër dhe mendoj se ka mu bërë lojë shumë interesante!

Gjakun e kam shqiptar por jetoj në Zvicër, për këtë jam me të dyja! Ajo ekip që luan më mirë lutem që të fitojë”, tha Florijana (me 10 qershor, 2016).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat