Katërshja nga Kosova gjykon ndeshjen e kualifikimeve për Evropa Ligë

Futboll

Katërshja nga Kosova gjykon ndeshjen e kualifikimeve për Evropa Ligë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:59
Gjyqtaret e Kosovës

Katër gjyqtarë nga Kosova do ta gjykojnë ndeshjen e dytë të prakualifikimeve në mes të Runavik dhe Ballymena.

Katërshja kosovare përbehet nga Besfort Kosumi si gjyqtar kryesor, Fatmir Sekiraqa dhe Emond Zeqiri anësor, si dhe Alban Shala si gjyqtar i katërt, transmeton KosovaPress.

Kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për këto dy skuadra. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Ballymena.

Ndeshja zhvillohet ditën e nesërme me fillim prej orës 20:00 në Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat