Sfida ndaj Karabagut po afron, Partizani publikon çmimet e biletave

Futboll

Sfida ndaj Karabagut po afron, Partizani publikon çmimet e biletave

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:27
Sfida ndaj Karabagut po afron, Partizani publikon çmimet e biletave

Javën e ardhshme në datën 10 korrik, në orën 17:30, Partizani do të zbresë në fushë për t’u përballur  me skuadrën azere të Karabagut, për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në “Selman Stërmasi” dhe klubi ka nisur që tani të mobilizohet për këtë sfidë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, klubi i kuq, ka publikuar se sa do të jenë çmimet e biletave, për këtë sfidë delikate.

Bileta më e shtrenjtë do të jetë 1000 lëkë, ndërsa ajo më e lira 300 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat