E rrahu aq shumë sa gati i theu duart

Futboll

E rrahu aq shumë sa gati i theu duart

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:16
Adil Rami e Pamela Anderson

Pas ndarjes me futbollistin e njohur, Adil Rami, Pamela Anderson vijon me akuzat kundër tij. Së fundmi, aktorja e famshme ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me të pak ditë më parë.

52-vjeçarja ka publikuar një video ku zbulon se po kuron duart, të cilat sipas saj, ia ka lënduar pikërisht Adil. Ajo ka shtuar se ka qenë dhuna fizike që e ka dërguar në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.

Pamela gjithashtu ka treguar se asaj iu deshën plot 6 muaj kujdes shëndetësor, pasi fillimisht nuk vendosi që t’u tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

Lidhur me këto akuza për dhunë ka reaguar menjëherë 33-vjeçari, i cili i ka mohuar kategorisht.

“Këto akuza të dhunës janë krejtësisht të rreme. Ata që më njohin e dinë se kush jam dhe vlerat e mia. Ata e dinë se është e pamundur një gjë e tillë dhe nuk mundem. Ajo e di se përkushtimi im për kauzën e dhunës kundër grave është diçka me të vërtetë e rëndësishme për mua”, ka shkruar Adil në profilin e tij në “Instagram”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat