U mbajt trajnimi për sistemin ‘FIFA TMS’

Futboll

U mbajt trajnimi për sistemin ‘FIFA TMS’

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:20
U mbajt trajnimi për sistemin ‘FIFA TMS’

Sot në hotel ‘Emerald’ është mbajtur trajnimi rreth sistemit “FIFA TMS”. Kjo punëtori njëditore është organizuar nga FIFA në bashkëpunim me FFK-në, derisa pjesëmarrës kanë qenë administratorët e FFK-së dhe administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.

Ndërkaq, nga FIFA pjesëmarrës kanë qenë Dana Butticker, Bernhard Weber, Silva Costa Salva dhe Martin Granat nga tri departamente : TMS Support, TMS Compliance dhe Player Status Department, të cilët kanë dhënë informacionet e rëndësishme rreth qasjes sa më të lehtë dhe ndërveprimit në këtë sistem.

Zyrtarët e FIFA-s gjithashtu gjatë këtyre ditëve kanë pasur disa takime informative rreth praktikave të transfereve ndërkombëtare, si dhe janë ndarë përvojat me ta.

Temat kryesore të këtij trajnimi ishin: Transferet si dhe huazimet ndërkombëtare, procedurat e transfereve të minorëve,  diskutimi rreth rregullores së lojtarëve të FIFA-s si dhe procedurat  e  përfitimit të klubeve nga Claims.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat