Inter, Barella bllokon operacionin “Dzeko”: ja pse!

Futboll

Inter, Barella bllokon operacionin “Dzeko”: ja pse!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:08
Barella dhe Dzeko

Inter është duke punuar për të mbyllur të gjithë operacionet që është diskutuar deri tani.

Nicolo Barella ka qenë tema e fundit e diskutimit, sepse mesfushori dëshiron të vishet zikaltër, mirëpo Roma është më pranë tij falë ofertës më të lartë që ka depozituar tek Cagliari. Në këtë mes ka lindur një luftë e ftohtë mes Inter dhe Roma, që dëshirojnë të njëjtin lojtar, por Cagliari dhe vullneti i mesfushorit mbajnë pezull gjithçka.

Në këtë mes është përfshirë edhe e ardhmja e Edin Dzeko, i cili është objektiv i Interit, pasi e ka vënë në dijeni Roman se do të largohet në këtë sezon dhe klubi kryeqytetas dëshiron ta shesë. 

Për të mbyllur nënshkrimin me sulmuesin boshnjak Inter nuk po nxiton, duke qenë se e ka në dorë, madje mund të presë edhe për sezonin e ardhshëm dhe ta marrin me parametër zero, sepse në qershor 2020 Dzekos i mbaron kontrata me Roman.

Në këtë pikë, Inter është fokusuar totalisht tek Romelu Lukaku, duke e kthyer në objektivin kryesor të momentit dhe kanë lënë në pritje dy lojtarët e tjerë: Barella dhe Dzeko, që do të duhet të presin derisa Roma do të rezistojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat