Atletico firmos me mbrojtësin brazilian

Futboll

Atletico firmos me mbrojtësin brazilian

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:09
Atletico firmos me mbrojtësin brazilian

Pas largimit të Diego Godin, vendi i tij tek Atletico mbeti bosh, dhe spanjollët po kërkonin për zëvendësuesin e tij.

Mesa duket atë e kanë gjetur në kampionatin portugez, ose më saktë tek Porto. Bëhet fjalë për Felipe, mbrojtësi i cili u ble për shifrën e 20 milionë eurove.

30-vjeçari do të zë vendin e të larguarit tek Interi, Diego Godin, dhe me eksperiencën e tij pritet t’i ndihmojë shumë spanjollët në arritjen e objektivave.

Felipe luante prej 3 sezonesh në Portugali me Porton, ku ka arritur të zhvillojë 142 ndeshje, dhe ka shënuar 11 gola, që nuk janë pak për një mbrojtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat