Reali do ta vendosë edhe Balen 

Futboll

Reali do ta vendosë edhe Balen 

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:18
Reali do ta vendosë edhe Balen 

Real Madridi është gati për ta vendosur futbollistin Gareth Bale në marrëveshje për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Reali po mundohet ta transferojë lojtarin këtë verë dhe do të bëjë gjithçka të mundur për ta transferuar lojtarin në Madrid. Bale ka kërkuar të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, mirëpo “Los Blancos” po dëshirojnë ta largojnë lojtarin.

Bale është i kërkuar nga United dhe Tottenham. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat për Balen.

Ndërkaq, Reali ka objektiva të mëdha, sidomos të jetë sa më i fuqishëm për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat