Pavard: Nuk u mendova dy herë

Futboll

Pavard: Nuk u mendova dy herë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 18:15
Pavard: Nuk u mendova dy herë

Benjamin Pavard është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayernit të Munihut. Kampioni i botës me Francën në Botërorin 2018, ka arritur akordin me kampionët e Gjermanisë që para disa muajsh.

“Për mua ishte Bayerni ose asgjë”, u shpreh mbrojtësi francez, i cili mund të luajë në të djathtë, ashtu sikurse në qendër. “Bayerni i Munihut është skuadra më e mirë në Gjermani dhe në të gjithë botën.

Objektivi ishte gjithmonë të vija në këtë klub madhështor. Jam i lumtur që ia arrita, pasi kjo tregon se kam rritur ndjeshëm cilësitë e mia, për të qenë pjesë e një klubi si Bayerni”.

Lojtari do të mbajë veshur fanellën me numër 5. Ai do t’i bashkohet skuadrës disa ditë më vonë se ishte planifikuar.

Kjo, pasi Pavard ishte i angazhuar me kombëtaren e Francës deri në mesin e qershorit, diçka që do ta shtyjë për disa ditë startin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Pavard bëhet lojtari i dytë që prezantohet te Bayerni në vetëm dy ditë. Në datën 1 korrik ishte Lukas Hernandez ai që hapi siparin e prezantimeve.

Mbrojtësi francez erdhi nga Atletico e Madridit për shumën e 80 milionë eurove duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Bayernit. Ndërkohë që Pavard u kushtoi bavarezëve vetëm 35 milionë euro.

Emri i tretë pritet të jetë Fete Arp, talenti danez që ka ardhur nga skuadra e Hamburgut. Por, sigurisht tifozët presin që në skuadër të vijë një emër i madh. Leroi Sane pritet të japë përgjigje brenda kësaj jave, duke mbajtur gjallë shpresat e tifozëve gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat