Kujt po i pengon Agim Ademi? 

Futboll

Kujt po i pengon Agim Ademi? 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:07
Kujt po i pengon Agim Ademi? 

Futbolli i Kosovës është në rrugë të mirë, në rrugë të rezultateve dhe nuk i duhet në asnjë formë destabilizimi! Sukseset që po arrin me kombëtaren e Kosovës ka bërë që bota të shkruajë për ta, sidomos me Kombëtaren A, pa e harruar edhe shkëlqimin e kombëtares së Kosovës U-21!

A ka elemente që duan ta destabilizojnë Federatën e Futbollit të Kosovës? Raportohet se janë disa nga nënshkruesit, vetëm gjashtë që kërkojnë ta rrëzojnë Agim Ademin nga posti i presidentit të FFK-së!

Siç raportojnë (duke iu referuar) një numër i portaleve, një grup i vogël delegatësh të FFK-së të mbështetur nga deputeti Bekim Haxhiu – Kamishi, ka disa muaj që dëshirojnë largimin e presidentit Agim Ademi.

Siç raportohet, në kërkesën e fundit, të protokolluar me 17.06.2019 ky grup kanë kërkuar shkarkimin e Agim Ademit por që nuk morën me shumë se 7 nënshkrime nga 59 kuvendarë sa ka FFK-ja. Kjo përpjekje ka dështuar!

Nuk ka shumë kohë që Ademi ka ardhur në krye të institucionit më të fuqishëm të futbollit pikërisht me 6 korrik të vitit të kaluar dhe deri me tash gjithçka shkon në frymën më të mirë!

Është një fakt interesant, ka muaj që një grup po orvatet të rrëzojë Ademin, por sipas raportimeve të fundit nuk kanë pasur sukses!  

Agim Ademi nuk është emër i ri në botën e futbollit, ai është i angazhuar që nga viti 1992, në kohërat më të vështira, kur e kishte aktivizuar KF Kosovën e Prishtinës. Ai dha kontribut të madh në kohën e okupimit (në kohën kur më së shumti i duhej  futbollit të Kosovës) jo vetëm për futbollin dhe gjithmonë ka qenë halë në sy për pushtuesin serb.

Ademi është prej figurave që ka dhënë shumë për futbollin, më shumë veprimtar tjerë, që nga donatorët, futbollistët, gjyqtarët e trajnerët etj. A ka elemente për destabilimim të FFK-së?

Duket se po, por pa sukses dhe e dështuar tërësisht. 

Ose shtrohet pyetja, kujt po i pengon Agim Ademi? Një dihet, sporti është i sportistëve dhe jo i politikanëve! Politika sa më larg futbollit!

Kemi tentuar që ta marrim një përgjigjje nga z. Haxhiu, se sa janë të vërteta këto që raportohen në opinion apo që i lakohet emri, por ka qenë e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat