Atletico Madrid transferon talentin Joao Felix

Futboll

Atletico Madrid transferon talentin Joao Felix

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:10
Joao Felix

Joao Felix ka kompletuar transferimin te Atletico Madrid.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, ka paguar klauzolën e lirimit për talentin portugez, Joao Felix.

Transferimi i 19 vjeçarit i ka kushtuar Atletico Madridit 126 milionë euro.

“Atletico Madrid dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Joao Felix”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.

“19 vjeçari ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçare”, vazhdohet tutje.

Felix me këtë transferim, bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit duke përfshirë edhe bonuset, pas Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat