Reali rinovon me mesfushorin dhe e dërgon në huazim

Futboll

Reali rinovon me mesfushorin dhe e dërgon në huazim

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:30
Martin Odegaard

Talenti norvegjez Martin Odegaard ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023.

Odegaard, i cili dy vitet e fundit ka qenë i huazuar te Herenveen në kampionatin holandez, do të huazohet sërish.

Këtë herë ai do të shkojë te Real Sociedad në La Liga, ku do të qëndrojë për dy vitet e ardhshme.

Kontrata e huazimit nuk ka opsion blerje përfundimtare teksa Sociedad do të paguajë 100% të rrogës së lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat