Zyrtare, Real shet sulmuesin për 20 milionë euro

Futboll

Zyrtare, Real shet sulmuesin për 20 milionë euro

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:41
Raul de Tomas

Real Madrid ka lajmëruar se sulmuesi Raul de Tomas është shitur te Benfica për 20 milionë euro. 

De Tomas u paraqit mirë sezonin e kaluar i huazuar te Rayo Vallecano, por jo mjaftueshëm për të qëndruar tek ekipi i parë i Los Blancos. 

Megjithëse është një mëkat që atij nuk iu dha shansi të tregonte aftësitë e tij nën urdhrat e Zinedine Zidane, shifra e fituar nga shitja e tij me siguri ka kënaqur drejtuesit. 

Ai nuk ka mjaftueshëm eksperiencë për të luajtur titullar te Real, por do të jetë interesante për të parë se çfarë do të bëjë te Benfica. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat