FFK merr hapa të rëndësishëm në përfshirjen e femrave në futboll

Futboll

FFK merr hapa të rëndësishëm në përfshirjen e femrave në futboll

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të programit Grassroots, në hotel ‘Onix’ në Banjën e Pejës po mbahet kursi i tretë për trajneret femra “ëomen’s Grassroots Coaching Course”, i cili do të zgjasë pesë ditë dhe i cili i paraprinë kursit për Licencën C.

Gjatë ditës së sotme vijueset e këtij kursi i kanë vizituar presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri.

Me këtë rast presidenti Ademi i ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi, teksa ka theksuar rëndësinë që po i jep FFK-ja edukimit të kuadrove të trajnerëve dhe sidomos futbollit të femrave.

Ai është shprehur i lumtur që ky kurs ka zgjuar interesim të madh tek vajzat, të cilat ende janë aktive si futbolliste dhe që e shohin edhe të ardhmen e tyre si pjesë të futbollit.

Ai ka shprehur shpresën që këto vajza do t’i vazhdojnë edhe kurset e tjera të edukimit dhe do të arrijnë deri te Licenca Profi, derisa u ka premtuar përkrahje të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat