Dorëhiqet zv. Presidenti i Barcelonës, shkak bëhet Neymar

Futboll

Dorëhiqet zv. Presidenti i Barcelonës, shkak bëhet Neymar

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:55
Jordi Mestre

Zëvendës Presidenti Sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre ka paraqitur dorëheqjen tek klubi katalanas.

Në fillim u mendua se ishte për arsye personale, sepse së fundi ai ishte bërë president i një hoteli, por më vonë u zbulua nga mediet spanjolle se ai është dorëhequr për mospërputhje të ideve me drejtuesit e tjerë të klubit.

Pep Segura, Eric Abidal dhe Ramon Planes mbajnë poste drejtuese aktualisht tek Barcelona, ndërsa Mestre ishte prej vitit 2014 në krah të presidentin Josep Maria Bartomeu.

Ai ishte parashikuar për të dalë në prezantimin e Frenkie De Jong ditën e premte, por kjo gjë nuk do të ndodhë tani. Mësohet se shkaku kryesor i largimit të tij ka të bëjë me strategjinë në merkato, Mestre është kundër rikthimit të Neymar tek Barcelona, ndërsa drejtuesit e tjerë duket se kanë filluar hapat për negocimin me PSG-në.

Për këtë ai ka vendosur të largohet. Kujtojmë që Mestre doli blof dy vite më parë, kur dy ditë para se Neymar të largohej për tek PSG, ai doli para medieve the tha se ishte i bindur 200% se braziliani nuk do të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat