Suarez: Neymar duhet të rikthehet në Barcelonë

Futboll

Suarez: Neymar duhet të rikthehet në Barcelonë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:18
Neymar

Ish-mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, i cili ka nënshkruar me Celta Vigo, ka folur për thashethemet që lidhin sulmuesin e PSG-së, Neymar me një kthim në Barçë.

Suarez theksoi se kalimi i Neymarit në PSG ishte një vendim jo i mirë nga ana e sulmuesit brazilian.

“Sipas mendimit tim, kalimi i tij në PSG ishte vendimi i gabuar, mendoj se lojtarët dhe tifozët do të ishin shumë të lumtur nëse ai rikthehet”, tha fillimisht Denis Suarez për TY3.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai duhet të kthehet në Barcelonë”, përfundoi mesfushori i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat