Problemet e Facebook dhe Instagram e kanë vonuar zyrtarizimin e Lampard te Chelsea

Futboll

Problemet e Facebook dhe Instagram e kanë vonuar zyrtarizimin e Lampard te Chelsea

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:41
Frank Lampard

Chelsea thuhet se ka vendosur ta shtyjë njoftimin e Frank Lampard si trajner i tyre i ri, pasi të dy Facebook dhe Instagram, kanë probleme.

Lampard do ta marr vendin e lënë nga Maurizio Sarri, pasi italiani u largua nga Chelsea muajin e kaluar.

Pavarësisht se e fitoi Ligën e Evropës me Blutë, Sarri u largua drejt Juventusit dhe u kthye në Serie A. Kjo e la Chelsean në kërkim të një trajneri të ri dhe Frank Lampard shpejt u bë kandidati kryesor.

Sky raportoi këtë javë se Chelsea po synonte ta zyrtarizoi të enjten, pasi sipas informatave të fundit deklarimi për të mërkurën është shtyrë për shkak të ndërprerjeve të rrjeteve sociale.

Të dyja edhe Facebook dhe Instagram kanë pësuar ndërprerje gjatë të mërkurës.

Sipas Mirror, Blutë janë detyruar ta vonojnë konfirmimin zyrtar, pasi Facebook dhe Instagram u rrëzuan të mërkurën pasdite.

Blutë ka 17.4 milion ndjekës në Instagram dhe 48 milionë në Facebook dhe është e kuptueshme shtyrja e zyrtarizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat