Zyrtare: Lampard emërohet trajneri i ri i Chelseat

Futboll

Zyrtare: Lampard emërohet trajneri i ri i Chelseat

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:18
Lampard, gjatë nënshkrimi të kontratës

Njëri ndër lojtarët më legjendarë në histori të Chelseat, Frank Lampard, do të kthehet në Stamford Bridge për sezonin 2018/19, por këtë herë do të ulet në karrigen e trajnerit.

Chelsea e ka zyrtarizuar emërimin e Frank Lampardit në pozitën e trajnerit të klubit londinez, pasi ish-mesfushori i “Blues” ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin, duke u bërë kështu zëvendësuesi i Maurizio Sarrit.

“Jam thellësisht krenar që po kthehem në Chelsea si trajner. Të gjithë e dinë dashurinë time për këtë klub dhe historinë që e kemi ndarë bashkë. Megjithatë, fokusi im i vetëm është puna që e kam në duar dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Lampardi.

“Jam këtu për të punuar shumë dhe për t’i sjellë klubit edhe më shumë suksese. Mezi po pres ta fillojë punën”, shtoi anglezi, i cili sezonin e kaluar e drejtoi Derby Countyn në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat