Ish futbollisti i njohur me mustaqe në Kosovë përballë milicisë serbe  

Futboll

Ish futbollisti i njohur me mustaqe në Kosovë përballë milicisë serbe  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:59
Ish futbollisti i njohur me mustaqe në Kosovë përballë milicisë serbe  

Kjo fotografi është e para 21 viteve (1998). Një fotografi emocionale dhe të kujton kohën e sakrificës dhe rezistencës ndaj pushtuesit serb. 

Përballë milicisë së Serbisë pushtuese shihet ish futbollisti i mirënjohur Açif Shehu, pas lufte kryetar i Komunës së Gjakovës. 

Shehu shihet me mustaqe dhe i patrembur përballë milicisë së okupatorit, duke protestuar kundër atij regjimit kriminal.

“Përmes kësaj foto të kohës, ku edhe pse i përndjekur, me kërkesë të Presidentit Rugova dhe Profesor Aganit, njëri nga ne – Açif Shehu, gjendet hiq me pak se ne krye te protestave te vitit 1998, në Prishtinë”, kishte shkruar mes të tjera Shefqet Shehu në profilin e tij në facebook.

Image

Duhet kujtuar se Açif Shehu ka qenë prej futbollistëve më të mirë në Kosovë dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat