Shteti i Katarit e blen Milanin?

Futboll

Shteti i Katarit e blen Milanin?

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Shteti i Katarit e ka shprehur dëshirën për të investuar në klubin e Milanit, edhe pse kompania amerikane që e ka në pronësi klubin kuqezi e ka mohuar këtë.

Sipas agjencisë së lajmeve Adnkronos, Katari i ka rritur interesimin për Milanin dhe se përfaqësuesit e fondit të tij të investimeve janë në bisedime për ta blerë gjigantin italian.

Për më tepër, një takim mes dy palëve është caktuar të mbahet, pasi fondi i investimeve i Katarit ka hequr dorë nga Roma dhe e ka kthyer vëmendjen kah Milani.

Për t’i shmangur rregullat e UEFA-s për pronësinë, Milani nuk do të menaxhohej drejtpërdrejt nga Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili po ashtu është kryetar i Fondit të Investimeve Qatari Sports.

Ndërkohë, Elliott e mori në pronësi Milanin vitin e kaluar nga pronari paraprak Li Yonghong, i cili kishte dështuar ta paguante huan e marrë nga ky fondacion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat