Kreu i FFK-së uron popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë 

Futboll

Kreu i FFK-së uron popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë 

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emrin e tij dhe KE të FFK-së, e ka uruar ambasadorin amerikan Philip Kosnett, presidentin e Federatës së Futbollit të SHBA-së dhe gjithë popullin amerikan, me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“4 Korriku është përkujtues për të gjithë ne se sa është e rëndësishme liria si një nga të drejtat fundamentale të individit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembulli më i mirë se si mbrohet dhe luftohet për këtë të drejtë, jo vetëm në territorin e saj por kudo në botë.

Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse ndaj SHBA-së që është përkrahësja dhe aleatja më e madhe në betejën drejt lirisë dhe proceseve shtet-formuese”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ademi në urimin për ambasadorin amerikan, Kosnett.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat