Shoqet e skuadrës e kujtojnë në këtë mënyrë Florijana Ismailin

Futboll

Shoqet e skuadrës e kujtojnë në këtë mënyrë Florijana Ismailin

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:27
Shoqet e skuadrës e kujtojnë në këtë mënyrë Florijana Ismailin

Ndarja nga jeta në moshën 24-vjeçare e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili tronditi botën e futbollit.

Florijana kishte shkuar së bashku me një mikeshën e saj për pushime në liqenin e Komos, ku pas zhytjes nga varka, nuk doli më në sipërfaqe.

Image

U deshën disa ditë kërkim dhe një robot, që të gjendej trupi i saj.

Ndërkohë në kujtim të Florijanës, bashkëlojtaret dhe miqtë e futbollistes së ndjekë, kanë zgjedhur të bëjnë tatuazh një kapele dhe një shkrim FI9.

Ky është simboli me të cilin e kujtojnë miqtë 24-vjeçaren. Numri 9 është numri që futbollistja mbante në fanellë, teksa fotoja me tatuazhet është postuar nga Francesca Cahlo në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat