Tërhiqet nga futbolli

Futboll

Tërhiqet nga futbolli

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:51
Robben

E kërkonin klubet më të mëdha holandeze si Ajax dhe Psv Eindhoven, pa harruar këtu skuadra me emër të madh në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë. Por edhe pse ofertat nuk i mungonin në mënyrë surprizuese në moshën 35-vjeçare Arjen Robben ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Pasi mbylli eksperiencën e tij 10-vjeçare me Bayern Munich, Robben ka vendosur t’i thotë stop futbollit të luajtur edhe pse dëshira për të vazhduar ishte shumë e madhe. Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari me një letër.

Në karrierën e tij holandezi fluturues është aktivizuar me 5 skuadra, Groningen ku hodhi hapat e parë si futbollist, Psv Eindhoven ku spikati si lojtar, Chelsea, Reali i Madridit dhe Bayern Munich me të cilët fitoi gjithçka. Në këtë tërheqje të papritur të Robben mund të kenë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta që ka pësuar gjatë viteve të fundit.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesionist. Pa dyshim, është vendimi më i vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin ‘zemra’ dhe ‘mendja’ përplaseshin me njëra-tjetrën.

Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen. Kështu që, do më duhet të ndaloj, por më mirë kështu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat