Batatina: Qëllimi ynë - të jemi në 4 skuadrat e para në Superligë

Futboll

Batatina: Qëllimi ynë - të jemi në 4 skuadrat e para në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:38
Batatina: Qëllimi ynë - të jemi në 4 skuadrat e para në Superligë

Skuadra e Llapit nga Podujeva vazhdon me përforcime që të jetë sa më e fortë për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Llapjanët kanë sjellë një numër të madh të lojtarëve të rinj në radhët e tyre, duke pretenduar që të janë të përgatitur në çdo aspekt për edicionin e ri dhe të jenë në pjesën e lartë të renditjes.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se janë duke bërë ndryshime por kanë një vizion të qartë. Ai ka përmendur edhe dy futbollist që sot luajnë në klubet kroate.

 “Jam duke bërë ndryshime por qëllimi dhe vizioni i Llapit është që të marrim dhe t’i zhvillojmë dhe përgatisim talentët e ri për skuadrat e mëdha evropiane, pasi që Llapi tash është skuadra e parë në Kosovë, ku dy vite radhazi kemi arritur mi avancuar lojtarët në liga më të larta të Kroacisë, si Mirlind Dakun tek Osijeku dhe Festim Alidemën të Sllaven Belupo.

Qëllimi i skuadrës është të jetë në 4 skuadrat e para në Superligë”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Llapjanët përfunduan në pozitën e tretë me 69 pikë në edicionin e kaluar. Ata luftuan me mish e më shpirt deri në fund të kampionatit, por për një fije të flokut mbeten larg titullit të kampionit.

Batatina tha se përgatitjet fillimisht do t’i kryejnë në Podujevë, pastaj do të shikojnë mundësinë që të shkojnë në ndonjë vend jashtë Kosovës. “Faza e parë do të kryhet në Podujevë dhe pastaj të shohim”, tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat