Mourinho i thurr elozhe tenistit: Do të kishte qenë futbollist i shkëlqyer

Futboll

Mourinho i thurr elozhe tenistit: Do të kishte qenë futbollist i shkëlqyer

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:58
Jose Mourinho

Kur Jose Mourinho bën një deklaratë të tillë nuk është pak. Trajneri portugez, ende pa asnjë ekip që nga shkarkimi dhjetorin e kaluar nga Manchester United, ka qenë sot në Wimbledon, për të parë nga afër disa nga ndeshje e këtij grand slam-i.

Mourinho ka folur për një nga ikonat e këtij sporti, tenistin spanjoll Rafael Nadal. “Mendoj se ai do të kishte qenë një futbollist i shkëlqyer. Ka një fizik të përkryer dhe mentalitetin e duhur. Megjithatë, për fat të mirë ai zgjodhi të bëhej tenist, ku u bë një kampion i madh dhe i adhuruar nga të gjithë”, tha Mourinho.

Rafael Nadal është një tifoz i madh i skuadrës së Real Madrid, duke devijuar disi nga familja e tij. Xhaxhai i tij, Miquel Angel, ka luajtur në vitet 1991-1995 me Barcelonën. Po ashtu, edhe xhaxhai tjetër, Toni Nadal është tifoz i skuadrës katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat