Transferimi i ri mbërrin në Barcelonë

Futboll

Transferimi i ri mbërrin në Barcelonë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:29
Frenike De Jong

Frenike De Jong ka arritur në Barcelona për t’iu bashkuar skuadrës nga ‘Camp Nou’.

Mesfushori holandez i është zyrtarizuar te Barcelona gjatë muajit shkurt, ndërsa në sezonin 2019/2020 do të vesh fanellën e katalanëve.

22 vjeçari që arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Ajax, ka mbërritur në Barcelona.

Në faqen zyrtare të Barcelonës, janë publikuar disa pamje të arritjes së tij, i cili edhe iu është drejtuar me një mesazh tifozëve të skuadrës së tij të re.

De Jong shihet si një investim afatgjatë te Barcelona, ku do t’i bashkohet Sergio Busquets në mesfushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat