Milan gati të mbyllë transferimin e lojtarit që kushton 20 milionë euro

Futboll

Milan gati të mbyllë transferimin e lojtarit që kushton 20 milionë euro

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:59
Ismael Bennacer

Milan do të mund të nënshkruajnë me mesfushorin Ismael Bennacer nga Empoli, nëse janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro.

Pas ndryshimeve në bankinë dhe në disa pozita kyçe drejtuese, Milan ka filluar të mendojë për afrimit.

‘Rossonerët’ sipas medieve në Itali, vazhdojnë të shfaqin interesim për 21 vjeçarin Ismael Bennacer.

Bennacer është pjesë e Empolit që nga viti 2017, kur u transferua nga Arsenali.

‘Calciomercato’ raporton se skuadra nga ‘San Siro’ janë duke vepruar shpejtë, negociatat janë në zhvillim e sipër, dhe marrëveshja mund të mbyllet në një të ardhme të afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat