Presidenti “zyrtarizon” belgun te Milani: Është i preferuari i Giampaolo

Futboll

Presidenti “zyrtarizon” belgun te Milani: Është i preferuari i Giampaolo

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:25
Massimo Ferrero

Në një intervistë për “Sportitalia”, presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, ka deklaruar se e ardhmja e mesfushorit të talentuar belg Dennis Praet është Milani. Lojtari pëlqehet edhe nga Juventus e Arsenal, por me 99% skuadra e radhës së sampdorianit është Milani

“Praet është një djalosh i ri, i rëndësishëm për Sampdoria. Një futbollist i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai do të shkojë te Milani, pasi Giampaolo e do shumë, është i dashuruar pas tij. Unë mendoj se ai ka zgjedhur korsinë që të çon te Milani”, tha Ferrero.

“Trajneri më tha para një vit që të mos e shes dhe kishte të drejtë. Sezonin e fundit ai ishte i jashtëzakonshëm. Disa lojtarë, kur mbërrin një pikë në karrierën e tyre, është e drejtë t’i lësh të lirë të largohen aty ku duan”, tha Ferrero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat