Ferizajasi ndan rrugët me Partizanin

Futboll

Ferizajasi ndan rrugët me Partizanin

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:22
Ferizajasi ndan rrugët me Partizanin

Klubi i Partizanit nga Tirana ka njoftuar largimin e qendërmbrojtësit ferizajas Lum Rexhepi.

Futbollisti shtatlartë dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Mbrojtësi 26-vjeçar është lojtari i dytë që largohet nga “demat” ditën sotme, pasi më parë klubi njoftoi ndarjen me mesfushorin Ardit Hila.

Rexhepi ishte një ndër përforcimet e kryera nga Partizani gjatë janarit.

Qendërmbrojtësi pati një debutim të shkëlqyer teksa ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren 1:0 të Partizanit në Korçë ndaj Skënderbeut, por më pas nuk mundi të tregonte vazhdimësi në kampionat.

Rexhepi është qendërmbrojtësi i dytë që largohet nga “demat” gjatë këtij afatit kalimtar pas nigerianit Sodik Atanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat