Ju deputetët e Kosovës, kur doni me ngritë një çështje në Kuvend dhe t’i ndalni...

Futboll

Ju deputetët e Kosovës, kur doni me ngritë një çështje në Kuvend dhe t’i ndalni...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2019 Në ora: 12:35
Ju deputetët e Kosovës, kur doni me ngritë një çështje në Kuvend dhe t’i ndalni...

Përfundoi edicioni sportiv për vitin 2018-2019, tani përgatiten për edicionin 2019-2020! Edhe fëmija i djepit e dinë se në një pjesë të Mitrovicës po zhvillohen garat ilegale të Serbisë! 

Edhe fëmija i djepit e dinë se klubet nga Serbia sa herë të duan futen e dalin nga Kosova sikur në bahçe të babës.

E dimë që në Leshak, në Leposaviq, në një pjesë të Mitrovicës, në Zubin Potok, vijnë klubet nga Serbia, valojnë flamujt serb në palestra dhe në stadiume dhe garat zhvillohen në kuadër të Republikës së Serbisë.

Ju deputetët e Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e ngritët këtë shqetësim, si po na ndodhë që në Kosovë po na futen klubet nga liga e tretë perëndimore e Serbisë, si klubi i futbollit Fap i Pribojit, Loznica, Mladi Radnik nga Pozharevci, Semdereva, Shumadija Arangjellovsi. Slloga e Pozhegës etj. 

Ju deputetët duhet të kërkoni me këmbëngulje që ky shqetësim të ngritët lartë dhe të kërkohet që nga institucionet përkatëse të reagohet dhe të ndalen të gjithat garat ilegale serbe.  Mos heshtni, luftoni kundër garave ilegale serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat