Kush dreqi i financon këto klube në Kosovë, që nuk e njohin Kosovën shtet!

Futboll

Kush dreqi i financon këto klube në Kosovë, që nuk e njohin Kosovën shtet!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2019 Në ora: 12:53
Kush dreqi i financon këto klube në Kosovë, që nuk e njohin Kosovën shtet!

Graçanica nuk është larg nga Prishtina, as Laplasella, as Uglara, as Lepina, as Kllokoti etj. vende që ekzistojnë klube dhe zhvillojnë aktivitete ilegale në kuadër të Serbisë.

Image

Është Kosovska Okruzna Liga, ku bëjnë gara Polet, Gracko, Sitnica, Graçanica, Radniçki, Uglare e Çaglavica, ndërkaq në ligën Okruzna Liga Kosovskog Pomoravlja garojnë Glama, Ropotovo, Kusce, Moravac, Oskar, Mineralac dhe Rudar.

Po ashtu kemi në një pjesë të Mitrovicës edhe disa klube, si Mokra Gora e Zubin Potokut dhe e ashtuquajtura Trepça, që garojnë në Ligën e tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit.

Kush dreqi i financon këto klube? 

Sa mijëra euro marrin nga Serbia?   

Si lejohet që në tokën e Kosovës dhe pak kilometra larg Prishtinës, në shtetin më të ri botë, i njohur ndërkombëtarisht, që Serbia t’i zhvillojë garat në kuadër të tyre. 

Si lejohet që këto klube të garojnë me program të Serbisë? Si mund të parandalohen këto gara? Pse po heshtim? Deri kur do të vazhdojmë sot, nesër dhe mos t’i ndalim. 20 vite pas luftës Serbia kollet si po do me garat ilegale dhe pa e penguar askush! Pse nuk veprojmë? Këto klube duhet të kyqen në kuadër të Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat