Klubet gjermane shpërblehen kur aktivizojnë të rinjtë, mbreti është Leverkuseni

Futboll

Klubet gjermane shpërblehen kur aktivizojnë të rinjtë, mbreti është Leverkuseni

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:20
Ilustrim

Sa më shumë të rinj aktivizon, aq më shumë para arkëton. Kjo është politika e Federatës Gjermane të Futbollit, politikë që do ishte mirë të ndiqej edhe në Shqipëri.

Klubet e Bundesligës 1 dhe 2 në Gjermani shpërblehen në bazë të minutave që u japin lojtarëve U23, të regjistruar për të paktën 3 vite në periudhën 15 deri 21 vjeç.

Me një komunikatë publikuar në faqen e vet zyrtare, federata gjermane ka zyrtarizuar shpërndarjen e 22 milionë eurove për klubet, shifër që është 2% e arkëtimit nga kontratat me mediat.

Në vendin e parë të renditjes së veçantë është Bayer Leverkusen, që ka marrë nga Liga 1,32 milionë euro, sepse ka hedhur në fushë të rinj për 9.697 minuta në Bundesligë.

Në vendin e dytë Holstein Kiel i Bundesligës 2, që ka arkëtuar 1,28 milionë euro dhe i treti Magdeburgu, me 1,13 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat