Kroos vazhdon të ‘akuzojë’ Ronaldon, ja çka thotë

Futboll

Kroos vazhdon të ‘akuzojë’ Ronaldon, ja çka thotë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:48
Toni Kroos

Cristiano Ronaldo kishte grilën (skarë) më të zhurmshme gjatë kohës së tij te Real Madrid, ka zbuluar Toni Kroos.

Mesfushori gjerman, i cili që pas largimit të portugezit e ka akuzuar edhe për gjëra të tjera, ka thënë se ai ishte bashkë me Cristianon në një lagje të Madridit.

Kroos ka zbuluar se zhurma e madhe që vinte nga festat deri në orët e vona të Ronaldos dëgjohej në shtëpinë e tij.

“Grilat e Cristiano-s ishin më të zhurmshme”, tha ai për ZDF.

”Ndonjëherë ne madje duhej t’i kërkonim që t’ia ulte zërin muzikës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat