Renova merret vesh me Altin Sefo, talenti shkupjan firmosi për tre vjet

Futboll

Renova merret vesh me Altin Sefo, talenti shkupjan firmosi për tre vjet

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:58
Renova merret vesh me Altin Sefo, talenti shkupjan firmosi për tre vjet

Skuadra e Renovës është marrë vesh me talentin shkupjan, Altin Sefo.  Skuadra tetovare dhe mesfushori 18 vjeçar mbrëmë janë marrë vesh për kushtet e bashkëpunimit.

Sefo pritet të prezantohet së shpejti, ku edhe do të nënshkruajë kontratën trevjeçare. 

Ai është fëmijë i rritur te Fc Shkupi, kurse sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Vëllazërimi nga Kërçova. 

Trajneri Bujar Islami i njeh mirë kualitetet e Sefos, pasi së bashku kanë qenë pjesë e skuadrës kërçovare. Sefo pas firmosjes së kontratës menjëherë do ti bashkohet ekipit në përgatitje për sezonin e ri, i cili fillon me 11 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat