Conte e kërkon yllin e Barcelonës

Futboll

Conte e kërkon yllin e Barcelonës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:31
Antonio Conte

Antonio Conte thuhet se dëshiron të bashkohet sërish me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, për të cilin duhet të veprojë shpejtë.

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal, mund t’i bashkohet Interit.

Sipas Gazzetta dello Sport, edhe Vidal gjithashtu është i hapur për të punuar sërish me Conten.

Conte dhe Vidal kanë punuar së bashku në Juventus mes viteve 2011-2014, ku kanë fituar edhe tre tituj të Serie A.

Katalanasit do të jenë të gatshëm të shesin kilianin për 22 milionë euro, por duan që kjo marrëveshje të përfundohet para mesit të korrikut, për të pasur kohën e duhur për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat