Bartomeu: Neymari e di që dëshiron të largohet

Futboll

Bartomeu: Neymari e di që dëshiron të largohet

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:49
Bartomeu: Neymari e di që dëshiron të largohet

Barcelona ka planet e veta për edicionin e ri qoftë në Spanjë qoftë në Champions League në futboll.  Neymar Jr dhe Antoine Griezmann janë dy dëshirat e mëdha të Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Çfarë thotë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu? “Për Neymarin e di që dëshiron të largohet nga PSG dhe vetëm kaq mund të them momentalisht.

Mund ta konfirmojë vetëm se dje kemi pasur një takim me Atleticon për Griezmannin, të shohim se çfarë do të ndodh”, tha ai. Bartomeu ka thënë se e di se ku do të luaj futbollisti De Ligt edicionin e ri.

“Sa i përket De Ligt unë e di ku do të luaj vitin tjetër, por nuk mund ta zbuloj”, theksoi Bartomeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat