Selimi: Biletat Milan – Ferronikeli fillojnë nga çmimi 35 euro

Futboll

Selimi: Biletat Milan – Ferronikeli fillojnë nga çmimi 35 euro

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Organizatori i ndeshjes Milan – Ferronikeli, Agron Selimi ka dhënë detaje të reja për këtë ndeshje të madhe që do të zhvillohet me 10 gusht në Prishtinë.

Selimi në një lidhje direkte për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini me gazetarin Ndrec Gjonaj, ka thënë se organizimi i këtyre ndeshjeve të mëdha ka mjaft vështirësi.

“Me gjithë eksperiencën që kemi dhe kontaktet tona, kemi arritur që gjërat për organizimin e kësaj ndeshjeje t’i bëjmë më të thjeshta”, tha ai.

Selimi ka dhënë detaje edhe për çmimet e biletave, për të cilat thotë se ka vendosur promotori i ndeshjes.

Ai ka thënë se çmimet e biletave janë paksa të larta por duhet pasur parasysh peshën që ka klubi Ac Milan.

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën vip kushtojnë 155 euro. Të gjitha biletat shiten online. Nuk ka bileta tjera që mund të shiten në dorë apo mënyra tjera”, tha ndër të tjera Agron Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat