Presidenti i Lille e konfirmon që Liverpool po e kërkon Nicolas Pepe

Futboll

Presidenti i Lille e konfirmon që Liverpool po e kërkon Nicolas Pepe

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:13
Nicolas Pepe

Presidenti i Lille, Gerard Lopez e ka konfirmuar që Liverpool është në bisedime me klubin e tij për transferimin e sulmuesit anësor, Nicolas Pepe.

Pepe ka qenë i lidhur me Liverpool që nga fillimi i verës me një kalim në ‘Merseyside’.

“Unë e di që ka pasur diskutime me lojtarin, jo me ne si klub. Është e vërtet që ka pasur diskutime me agjentët.”, tha Lopez.

“Ne do të presim deri në përfundim të Kupës së Afrikës.”, u shprehë ai sa i përket transferimit të Pepes në Liverpool.

Kombëtarja e Pepes, Bregu i Fildishtë ka kaluar në fazën tjetër të Kupës së Afrikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat