Herolind Shala realizon në fitoren e thellë të Valerenga

Futboll

Herolind Shala realizon në fitoren e thellë të Valerenga

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:13
Herolind Shala

Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit norvegjez.

Mesfushori kosovar ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Valerenga në sfidën ndaj skuadrës së dytë në renditje Bodo/Glimt.

Klubi nga kryeqyteti norvegjez ka shkatërruar kundërshtarin e saj duke e mposhtur me rezultat bindës 6-0.

E në këtë fitore kontribut të madh ka dhënë edhe Herolind Shala në qendër të mesfushës.

Shala ishte i pakalueshëm nga kundërshtarët, ndërsa krejt në fund ka arritur të realizojë edhe një gol.

‘Motorri’ i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e pestë në ndeshje në minutën e 84-të, pas asistimit nga Fitim Azemi.

Për Shalën ky ishte goli i katërt në kampionatin norvegjez, derisa ka dhënë edhe po aq asistime.

Valerenga pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 24 pikë, gjashtë më pak se lideri Molde, por kjo diferencë mund të ngushtohet pasi klubi i Shalës ka një ndeshje më pak se lideri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat