Moratti: Icardi më i mirë sesa Dzeko dhe Lukaku

Futboll

Moratti: Icardi më i mirë sesa Dzeko dhe Lukaku

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:32
Icardi

Ish presidenti Massimo Moratti është “vërtetë kurioz për të parë Interin e Antonio Contes”, por insiston se Mauro Icardi është një sulmuesi më i mirë se Edin Dzeko apo Romelu Lukaku.

Moratti, është presidenti më i suksesshëm i Interit, që në vitin 2010, skuadra e tij fitoi Tripletën.

“Unë jam vërtetë kurioz për të parë Interin e Contes. Unë mendoj se cilësia e trajnerit do të thotë se ai mund të arrijë gjëra të mëdha këtu”, ka deklaruar Moratti.

“Fakti që kishte një të kaluar në Juventus është i rëndësishëm, ky është një profesionist i cili ka qenë përgjegjës për shumë skuadra, përfshirë edhe Kombëtaren. Natyrisht, ky është një test i madh, sepse nuk është e lehtë të jesh trajner i Interit”.

Moratti nuk ka mundur të mos fliste edhe për çështjen Icardi, me argjentinasin që është pranë largimit nga Inter.

“Dzeko dhe Lukaku janë sulmues shumë të mirë. Njëri është shumë i talentuar, tjetri shumë fizik, por unë ende them se Icardi është më i mirë sesa të dytë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat